Chelsea ka befasuar të gjithë në tregun e transferimeve duke siguruar marrëveshjen për Morgan Rogers nga Aston Villa për 117 milionë funte, në një lëvizje që ka lënë Arsenalin pa fjalë.
Sipas raportimeve, Arsenali konsiderohej favorit për transferimin e yllit anglez dhe kishte planifikuar të paraqiste ofertën zyrtare sapo lojtari të përfundonte angazhimin në Kupën e Botës.
Megjithatë, Chelsea veproi shumë më shpejt. Blutë zhvilluan negociatat në fshehtësi dhe paraqitën një ofertë prej 117 milionë funtesh, të cilën Aston Villa e pranoi menjëherë, edhe pse nuk kishte ndërmend të shiste futbollistin.
Në “Emirates” besohej se kushtet personale nuk do të ishin problem dhe se Rogers ishte i interesuar për një kalim te Arsenali. Megjithatë, drejtuesit e klubit londinez nuk e kishin parashikuar gatishmërinë e Chelseat për të investuar një shumë kaq të madhe në këtë fazë të merkatos.
Chelsea e kishte ndjekur Rogers që nga fundi i sezonit të kaluar, ndërsa drejtori i rekrutimit dhe talenteve, Joe Shields, luajti një rol kyç në realizimin e operacionit. Po ashtu, projekti i ri sportiv dhe prezantimi i vizionit të trajnerit Xabi Alonso bindën lojtarin të zgjidhte Stamford Bridgen.
Nga ana tjetër, Arsenali tashmë pritet të përqendrohet te alternativa të tjera. Klubi ka arritur marrëveshje për Christos Tzolis dhe mund të intensifikojë interesimin për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola.
Nëse nuk hasen pengesa, Morgan Rogers do të firmosë një kontratë gjashtëvjeçare me Chelsean, ndërsa kontrollet mjekësore pritet t’i kryejë të hënën./Telegrafi/






