“Shqiponjat e Zeza” shprehin përkrahje për kandidatin e AAK-së, Mehmet Klinaku

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807723-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“Shqiponjat e Zeza” shprehin përkrahje për kandidatin e AAK-së, Mehmet Klinaku" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1600" height="900" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807723-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“Shqiponjat e Zeza” shprehin përkrahje për kandidatin e AAK-së, Mehmet Klinaku" loading="lazy"></p>Njësia speciale për ndërhyrje të shpejtë “Shqiponjat e Zeza” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e krijuar në Deçan, ka shprehur përkrahjen e saj për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Mehmet Klinaku. Në një postim publik, Klinaku ka theksuar se mbështetja e këtij formacioni përbën një forcë shtesë për kauzën e ndryshimit dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Njësia speciale për ndërhyrje të shpejtë “Shqiponjat e Zeza” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e krijuar në Deçan, ka shprehur përkrahjen e saj për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Mehmet Klinaku.
Në një postim publik, Klinaku ka theksuar se mbështetja e këtij formacioni përbën një forcë shtesë për kauzën e ndryshimit dhe është dëshmi se angazhimi i tyre politik është në shërbim të vendit.
Ai ka theksuar se përkrahja e dhënë nga ish-pjesëtarë të UÇK-së është motivuese për vazhdimin e angazhimit politik dhe realizimin e objektivave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Postimi është shoqëruar me thirrje dhe etiketa mbështetëse për kandidatët Mehmet Klinaku (39) në kuadër të fushatës së AAK-së.