Ismaili dhe Rama negociojnë me Policinë, hapet sheshi “Skënderbeu” për protestuesit

Nacionale

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Rrahman Rama, kanë zhvilluar bisedime me zyrtarë të Policisë së Kosovës për hapjen e sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë për protestuesit. Pas negociatave, është mundësuar hyrja e protestuesve në shesh, ku qytetarët po kërkojnë miratimin e ndryshimeve ligjore që lidhen me mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare […]

Madhësia e shkronjave

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Rrahman Rama, kanë zhvilluar bisedime me zyrtarë të Policisë së Kosovës për hapjen e sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë për protestuesit.

Pas negociatave, është mundësuar hyrja e protestuesve në shesh, ku qytetarët po kërkojnë miratimin e ndryshimeve ligjore që lidhen me mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, PDK-ja ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Policisë së Kosovës gjatë protestës, duke e dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

Partia ka kërkuar ndaljen e, siç e ka cilësuar, ndërhyrjeve joproporcionale dhe respektimin e së drejtës për protestë.

PDK-ja ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi nga Qeveria, duke pretenduar se institucionet e sigurisë nuk duhet të përdoren për qëllime politike apo për shtypjen e protestës së qytetarëve.

Gjatë zhvillimeve në protestë janë raportuar të lënduar, përfshirë protestues dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Numri dhe gjendja e të gjithë të lënduarve janë bërë publike në njoftime të veçanta nga institucionet përkatëse./Telegrafi.

Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms