Shiroka-Pula: Ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson

Nacionale

Nën patronatin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është mbajtur festa tradicionale “Darka e Lamës”, e cila simbolizon mirënjohjen për të korrat, punën dhe mikpritjen. Në fjalën e saj para të pranishmëve, presidentja Shiroka-Pula tha se Darka e Lamës është një traditë që lidh tokën me njeriun, punën me mirënjohjen dhe shtëpinë me mikun. Ajo […]

Madhësia e shkronjave

Nën patronatin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është mbajtur festa tradicionale “Darka e Lamës”, e cila simbolizon mirënjohjen për të korrat, punën dhe mikpritjen.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, presidentja Shiroka-Pula tha se Darka e Lamës është një traditë që lidh tokën me njeriun, punën me mirënjohjen dhe shtëpinë me mikun.

Ajo rikujtoi se në traditën shqiptare, përfundimi i të korrave dhe mbledhja e bereqetit shënonin një moment të veçantë, kur familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të shprehur mirënjohjen për frytet e punës.

Sipas presidentes, bereqeti nuk është vetëm fryt i tokës dhe i mundit të bujkut, por edhe shprehje e solidaritetit ndërmjet njerëzve dhe e zemrës së hapur të shtëpisë.

“ Në traditën shqiptare, shtëpia e të zotit është edhe shtëpia e mikut. Tryeza e shtruar është shprehje e mikpritjes, ndërsa buka e ndarë me të tjerët dëshmon respektin dhe besimin ndaj njeriut. Pikërisht këtë vlerë e ruan Darka e Lamës”, tha Shiroka-Pula.

Presidentja theksoi se në vitin 2002, ish-presidenti Ibrahim Rugova e ngriti këtë traditë në nivel institucional, duke e shndërruar në simbol të falënderimit për tokën e Kosovës dhe njerëzit e saj.

Në përfundim të fjalës së saj, Shiroka-Pula bëri thirrje për ruajtjen dhe vazhdimin e kësaj tradite, duke veçuar vlerat e mirënjohjes, solidaritetit, mikpritjes dhe respektit për punën e njerëzve.

Komentet