Galatasaray ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Stuttgartit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra turke e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke krijuar epërsi të dyfishtë brenda 15 minutave të para të ndeshjes.
Protagonist ishte Alexey Batrakov, i cili realizoi të dy golat e vendasve. Fillimisht, ai shënoi në minutën e 12-të, duke përfituar nga një top i kthyer brenda zonës, ndërsa tri minuta më vonë realizoi sërish pas asistimit të Davinson Sanchezit.
Stuttgarti pati mundësinë të përgjigjej që në minutën e tetë, por Jamie Leweling goditi shtyllën. Gjermanët krijuan edhe disa raste të tjera, por portieri Ugurcan Cakir ishte në formë të shkëlqyer.
Në pjesën e dytë, Stuttgarti e rriti presionin dhe provoi disa herë të gjente rrugën drejt golit, por Cakir ndali tentimet e Chris Fuhrich dhe Deniz Undav.
Në minutën e 75-të, Fuhrich arriti të shënonte një gol të bukur nga distanca, por pas rishikimit me VAR, realizimi u anulua për pozitë jashtë loje. Kështu, Galatasaray arriti ta ruante epërsinë deri në fund dhe të siguronte tri pikë të rëndësishme.
Tetë karton të verdhë dhe një zënkë e madhe mes Denis Undav dhe Baris Alper Yilmaz, e përshkuan këtë sfidë.
Deniz undav kedicik barış alperi sahaya gömdü resmen 😂😂#denizundav https://t.co/JehgPs0Roc
— Ronî_Čolâk💚❤️🇬🇧 (@Roni_Coach17) November 3, 2026
Me këtë fitore, Galatasaray shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe ngjitet në vendin e 14-të, ndërsa Stuttgarti mbetet me shtatë pikë në pozitën e tetë të tabelës. /Telegrafi/