SHBA-ja nuk do të jetë shtet laik,  Trump: Një komb që të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot

Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në dukje rëndësinë e fesë në jetën shoqërore dhe publike të vendit, duke deklaruar se ajo është rikthyer me një ndikim më të madh se në shumë vite të fundit. Në një deklaratë publike, lideri amerikan tha se besimi fetar po rifiton një rol të rëndësishëm […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në dukje rëndësinë e fesë në jetën shoqërore dhe publike të vendit, duke deklaruar se ajo është rikthyer me një ndikim më të madh se në shumë vite të fundit.

Në një deklaratë publike, lideri amerikan tha se besimi fetar po rifiton një rol të rëndësishëm në shoqërinë amerikane, duke theksuar se feja po bëhet sërish një pjesë e fuqishme e identitetit dhe vlerave të vendit.

“Feja është rikthyer në vendin tonë më e madhe dhe më e fuqishme se sa ka qenë për shumë e shumë vite. Që një komb të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot”, tha ai.

Trump shtoi se, sipas bindjes së tij, një shoqëri nuk mund të funksionojë siç duhet pa besimin fetar dhe Zotin.

“Nëse nuk i ke këto, duket se gjërat thjesht nuk funksionojnë, apo jo?”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklaratat e liderit amerikan pritet të nxisin reagime të ndryshme, pasi roli i fesë në jetën publike dhe raporti mes religjionit dhe shtetit mbeten tema që vazhdojnë të debatohen në SHBA.

Ndryshe, sipas pikëpamjes juridike dhe kushtetuese, SHBA-ja është një shtet laik, me ndarje ndërmjet shtetit dhe fesë, ndërsa në praktikë religjioni vazhdon të ketë ndikim të rëndësishëm në kulturën dhe debatin publik amerikan. /Telegrafi/