Sa do të fitojë Albion Rrahmani te Venezia në ditë, javë, muaj dhe vit

Sport

Venezia ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Albion Rrahmani, nga Sparta Praga, ku sipas raportimeve, transferimi i sulmuesit i ka kushtuar klubit italian rreth 7.5 milionë euro. Reprezentuesi i Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar në Serie A, kampionatin elitar të futbollit italian. Klubi i inkuadruar këtë […]

Madhësia e shkronjave

Venezia ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Albion Rrahmani, nga Sparta Praga, ku sipas raportimeve, transferimi i sulmuesit i ka kushtuar klubit italian rreth 7.5 milionë euro.

Reprezentuesi i Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar në Serie A, kampionatin elitar të futbollit italian.

Klubi i inkuadruar këtë sezon në elitën italiane ka njoftuar se Rrahmani është transferuar në formë të përhershme nga Sparta Praga, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029.

“Venezia FC njofton nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit Albion Rrahmani nga Sparta Praga. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar një kontratë me Arancioneroverdi deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Rrahmani pritet të përfitojë një pagë prej rreth 1.4 milionë eurosh në vit, pa përfshirë bonuset që mund të aktivizohen në bazë të paraqitjeve individuale dhe rezultateve të ekipit.

Kjo do të thotë se sulmuesi kosovar do të fitojë afërsisht 116 mijë euro në muaj, rreth 27 mijë euro në javë dhe afro 3.8 mijë euro në ditë.

Transferimi te Venezia i jep Rrahmanit mundësinë që të dëshmojë vlerat e tij në një prej kampionateve më të forta në Evropë, ndërsa pritet të ketë rol të rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës italiane. /Telegrafi/