Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Maqedoninë e Veriut të martën, ku u takua me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Me këtë rast, Rutte falënderoi RMV-në për kontributin e saj në sigurinë euro-atlantike, duke shtuar se Maqedonia e Veriut ka një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes kontributit të saj në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR.
Duke iu drejtuar Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Sekretari i Përgjithshëm tha se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për NATO-n. “Duhet t’i mbajmë problemet e së kaluarës, fort pas nesh. Retorika përçarëse është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme, është armike e progresit. Nuk duhet të lejojmë kurrë që paqja të vihet në rrezik”, u shpreh ai.
Ndërkaq sipas REL-it, ai theksoi se KFOR-i “vazhdon të luajë rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”.
“Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për të përmbushur misionin”, tha Rutte, duke shtuar se bashkëpunimi mes aleatëve është thelbësor për sigurinë e përbashkët.
Tutje, ai tha se trupat maqedonase shërbejnë krah forcave të shumë aleatëve të tjerë si pjesë e Forcave Tokësore të Përparuara në Bullgari dhe Letoni, “duke mbrojtur krahun tonë lindor me një parandalim dhe mbrojtje të besueshme”.
Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, përfshirë përmes nismës PURL të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti faktin që Maqedonia e Veriut i dedikoi më shumë se 2% të PBB-së për mbrojtjen në vitin 2025. “Ky është një progres i rëndësishëm, teksa aleatët përgatisin rrugën e besueshme për të arritur 5% të shpenzimeve të mbrojtjes deri në vitin 2035”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Rutte nga Shkupi: Problemet e së kaluarës të Ballkanit të mbeten fort pas nesh
<div><div><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825906-rutte-nga-shkupi-problemet-e-se-kaluares-te-ballkanit-te-mbeten-fort-pas-nesh.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="rutte-nga-shkupi:-problemet-e-se-kaluares-te-ballkanit-te-mbeten-fort-pas-nesh" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825906-rutte-nga-shkupi-problemet-e-se-kaluares-te-ballkanit-te-mbeten-fort-pas-nesh.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="rutte-nga-shkupi:-problemet-e-se-kaluares-te-ballkanit-te-mbeten-fort-pas-nesh" loading="lazy"></p>Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Maqedoninë e Veriut të martën, ku u takua me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Me këtë rast, Rutte falënderoi RMV-në për kontributin e saj në sigurinë euro-atlantike, duke shtuar se Maqedonia e Veriut ka një rol kyç në ruajtjen e</div>






