Rusia po sulmon kompanitë amerikane në Ukrainë

Bota

Rusia po sulmon gjithnjë e më fuqishëm kompanitë amerikane në Ukrainë, ndërsa Shtëpia e Bardhë po hesht në mënyrë domethënëse. Sulmet raketore që goditën fabrikën e një kompanie shumëkombëshe amerikane dhe zyrat e diplomatëve evropianë në Ukrainë po interpretohen nga analistët dhe zyrtarët si një sinjal i Kremlinit se Rusia do t’u rezistojë përpjekjeve perëndimore […]

Madhësia e shkronjave

Rusia po sulmon gjithnjë e më fuqishëm kompanitë amerikane në Ukrainë, ndërsa Shtëpia e Bardhë po hesht në mënyrë domethënëse.

Sulmet raketore që goditën fabrikën e një kompanie shumëkombëshe amerikane dhe zyrat e diplomatëve evropianë në Ukrainë po interpretohen nga analistët dhe zyrtarët si një sinjal i Kremlinit se Rusia do t’u rezistojë përpjekjeve perëndimore për të arritur paqe dhe për të mbrojtur Ukrainën.

Presidenti amerikan, Donald Trump po bën thirrje për negociata të drejtpërdrejta paqeje mes Vladimir Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa shtetet evropiane po diskutojnë garanci sigurie për Ukrainën pas luftës. Kremlini i konsideron këto bisedime të parakohshme dhe garancitë si të papranueshme.

“Rusia tani po godet këdo në botë që dëshiron paqe”, deklaroi Zelensky pas sulmeve, shkruan newyorktimes.

Javën e kaluar, Rusia lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Kievit, duke vrarë të paktën 25 persona në sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga takimi mes Trumpit dhe Putinit. Sipas raportimeve, asnjë nga viktimat nuk ndodhej në ndërtesat diplomatike.

Oleksandr Merezhko, kryetar i komisionit parlamentar për politikë të jashtme në Ukrainë, tha se sulmet ndaj objektivave perëndimore janë një sinjal i qartë se Putini ndihet i sigurt dhe se luftën nuk e sheh vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër Perëndimit.

Pas një prej sulmeve, Trump deklaroi se nuk ishte i kënaqur dhe se ia kishte bërë të qartë Putinit këtë qëndrim. Megjithatë, reagimi amerikan deri tani është kufizuar kryesisht në deklarata, ndërsa kërcënimet për sanksione shtesë ende nuk janë konkretizuar. /Telegrafi/