Kokaina me fytyrën e Haalandit – policia ekuadoriane sekuestron 453 kilogramë drogë

Bota

Policia në Ekuador ka sekuestruar rreth 453 kilogramë kokainë gjatë kontrollit të një kamioni pranë kufirit me Kolumbinë. Ajo që tërhoqi vëmendjen e autoriteteve ishte se në paketimet e drogës ishte stampuar fytyra e yllit norvegjez të futbollit, Erling Haaland. Sipas autoriteteve, ngarkesa e sekuestruar kishte një vlerë të përllogaritur prej më shumë se 11 […]

Madhësia e shkronjave

Policia në Ekuador ka sekuestruar rreth 453 kilogramë kokainë gjatë kontrollit të një kamioni pranë kufirit me Kolumbinë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e autoriteteve ishte se në paketimet e drogës ishte stampuar fytyra e yllit norvegjez të futbollit, Erling Haaland.

Sipas autoriteteve, ngarkesa e sekuestruar kishte një vlerë të përllogaritur prej më shumë se 11 milionë dollarësh në tregun amerikan, ndërsa në Evropë vlera e saj mund të arrinte në afro 20 milionë dollarë, raportojnë mediat.

Ekspertët e krimit të organizuar shpjegojnë se përdorimi i imazheve të personazheve të famshëm, politikanëve apo simboleve të ndryshme në paketimet e drogës nuk është i pazakontë.

Sipas tyre, kartelet përdorin këto shenja për të identifikuar dërgesat, për të dalluar grupet apo ngarkesat e ndryshme dhe, në disa raste, për të sinjalizuar cilësinë e produktit.

Policia ekuadoriane po vijon hetimet për të përcaktuar origjinën e kokainës dhe destinacionin e saj, si dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas kësaj ngarkese. /Telegrafi/