Rritet çmimi i dizelit, ulet i benzinës në Maqedoni

Rajon

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,24 % në raport me vendimin e datës 27.7.2026, thuhet në njoftimin e KRRE-së. […]

Madhësia e shkronjave

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,24 % në raport me vendimin e datës 27.7.2026, thuhet në njoftimin e KRRE-së.

Nnë vendimin e sotshëm është zbatuar shuma e ulur e akcizës prej 2,00 den/l te benzina EUROSUPER BS-95 dheEUROSUPER BS-98 dhe shuma e ulur e akcizës prej 4,00 den/l tek EURODIZELI (D-Е V).

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2.00 den/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,680 denarë/kg

Nga data 5.8.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 91,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 93,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 99,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 98,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 46,419 (denarë/kilogram)./Telegrafi/