Rrëzohet kërkesa e PD për debat me Ramën për rastin e Hysenit – tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Nacionale

Socialistët kanë rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të futur debat me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror pas pezullimit dhe më pas shkarkimit të drejtueses Vlora Hyseni. Kërkesa e PD mori 72 vota kundër. Vendimi u shoqërua me protesta nga ana e […]

Madhësia e shkronjave

Socialistët kanë rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të futur debat me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror pas pezullimit dhe më pas shkarkimit të drejtueses Vlora Hyseni.

Kërkesa e PD mori 72 vota kundër. Vendimi u shoqërua me protesta nga ana e opozitës dhe tensione në sallën e Kuvendit, çka bënë që kryetari Niko Peleshi të ndërpriste seancën, raporton A2cnn.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni, pasi sipas SPAK është e përfshirë në dosjen AKSHI.

Ajo dyshohet për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror”.

Pas këtij vendimi të Gjykatës, Rama shkarkoi Hysenin nga detyra dhe komandoi në krye të SHISH Elvis Lilën.