Rogerti: Kam hyrë në Big Brother për të ndarë Mirin nga Selin

Magazina

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në finalen e Big Brother VIP Albania 5. Tashmë katër finalistët janë: Rogert Sterkaj, Selin Bollati, Armir Shahini – Miri dhe Mateo Borri. Ata po vijojnë akoma bisedat me njëri-tjetrin për lojën që kanë zhvilluar deri më tani në këtë format. Derisa rrinte në oborr me Selin, Rogerti thotë […]

Madhësia e shkronjave

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në finalen e Big Brother VIP Albania 5.

Tashmë katër finalistët janë: Rogert Sterkaj, Selin Bollati, Armir Shahini – Miri dhe Mateo Borri.

Ata po vijojnë akoma bisedat me njëri-tjetrin për lojën që kanë zhvilluar deri më tani në këtë format.

Derisa rrinte në oborr me Selin, Rogerti thotë se hyri me qëllim për ta ndarë atë nga Miri.

“E rëndësishme është të dalim nga këtu me kokën lart. Kam hyrë për të ndarë Mirin nga Selin”, theksoi në një moment.

Tutje tha që Miri e ka shfrytëzuar në këtë lojë, teksa mendohet e kundërta e kësaj.

Mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/