Rikthimi i Eliza Hoxhës pas dy dekadash në skenë, me fjalë të mëdha për Yll Limanin

Magazina

Artistja Eliza Hoxha ka reaguar pas paraqitjes në koncertin e Yll Limanit, duke ndarë emocionet dhe mirënjohjen e saj për ftesën në këtë mbrëmje të veçantë. Ajo ka vlerësuar punën e Yllit, përkushtimin artistik dhe gjithë ekipin që qëndron pas produksionit, duke theksuar organizimin, aspektin vizual, audion dhe profesionalizmin e treguar në realizimin e koncertit. […]

Madhësia e shkronjave

Artistja Eliza Hoxha ka reaguar pas paraqitjes në koncertin e Yll Limanit, duke ndarë emocionet dhe mirënjohjen e saj për ftesën në këtë mbrëmje të veçantë.

Ajo ka vlerësuar punën e Yllit, përkushtimin artistik dhe gjithë ekipin që qëndron pas produksionit, duke theksuar organizimin, aspektin vizual, audion dhe profesionalizmin e treguar në realizimin e koncertit.

Hoxha ka rrëfyer se rikthimi i saj në skenë pas 20 vitesh ishte emocionues dhe se ndihet krenare për një gjeneratë të re artistësh që po e zhvillojnë industrinë e muzikës me standarde bashkëkohore.

Dje ishte një mbrëmje magjike për mua, se për Yllin këto janë tashmë të zakonshme.

Nuk e di si e qysh por ishte e pamundur me i thanë jo ftesës së Yllit.Për shumë arsye. E para se e njoh prej fëmijë kur ka qenë.

E dyta se e vlerësoj shumë se si punon dhe çfarë përfaqëson.

Dhe, e treta për komplet logjikën e punës së produksionit dhe asaj çfarë ndodhë në prapaskenë, një ekip i tërë që kujdeset për organizimin, aspektin vizual dhe të audios, menaxhimit, etj,etj,etj…

Përtej që pata emocione me u kthy në skenë pas 20 vitesh, u ndjeva shumë krenare për një gjenerat të re që industrinë e muzikës e kupton dhe e kultivon me standarde botërore, ashtu si i ka hije.

Faleminderit Ylli për këtë mundësi me qenë bashkë!Jam shumë krenare me ty!