Rikthime dhe emra të rinj, Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet miqësore

Sport

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore gjatë ditëve të ardhshme. Dardanët do të luajnë më 31 maj ndaj Çekisë në udhëtim, derisa një javë më vonë presin Andorrën në ‘Fadil Vokrri’. Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën me 25 futbollistë për këto takime, ku ka emra që janë rikthyer dhe […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore gjatë ditëve të ardhshme.

Dardanët do të luajnë më 31 maj ndaj Çekisë në udhëtim, derisa një javë më vonë presin Andorrën në ‘Fadil Vokrri’.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën me 25 futbollistë për këto takime, ku ka emra që janë rikthyer dhe emra të rinj.

Mbrojtësit Ron Raçi dhe Andi Hoti janë të rikthyer, derisa në listë është edhe Bersant Celina i rikthyer pas shumë kohësh si dhe dyshja Muharrem Jashari dhe Leon Avdullahu që munguan grumbullimin e fundit shkaku i lëndimit.

Emrat e rinj në listën e Franco Fodës janë Valmir Matoshi, Dardan Shabanhaxhaj dhe Rilind Nivokazi.

Ndërkohë për këto miqësore nuk janë ftuar fare senatorët si Amir Rrahmani, Florent Hadergjonaj, Milot Rashica, Valon Berisha dhe Vedat Muriqi. /Telegrafi/