Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar statistikat lidhur me numrin e lindjeve në Kosovë.
Referuar të dhënave nga ASK në muajin shkurt 2026 janë regjistruar 2 002 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 030 lindje janë meshkuj dhe 972 lindje janë femra.
Sipas ASK-së, në muajin shkurt 2026 ka rënie të numrit të lindjeve rreth (13,3%) krahasuar me muajin janar 2026. /Telegrafi/





