Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm për Real Madridin në ndeshjen e radhës ndaj Villarrealit, që zhvillohet të shtunën, më 10 tetor.
Sipas informacioneve të raportuara nga Cadena COPE, sulmuesi francez do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë përballje të La Ligës, pas problemeve fizike që pati gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Francës.
Skuadra madrilene kishte frikë për lëndimin e yllit të skuadrës, i cili u dëmtua në fitoren e vështirë ndaj Turqisë, sfidë ku faktikisht realizoi golin e triumfit.
Edhe vetë përzgjedhësi Zinedine Zidane e konfirmoi se “nuk duket mirë”, kur u pyet për lëndimin e Mbappes, me raportimet e para që e lënin jashtë fushës për disa javë.
Megjithatë, pas testeve të kryera, Mbappe ka nisur ta marrë vetën dhe do të jetë i gatshëm menjëherë pas pushimit ndërkombëtar, pra që të luajë ndaj Villarrealit më 10 tetor.
Real Madridi duhet sa më shpejtë t’i kthehet rezultateve pozitive ngase aktualisht është plot gjashtë pikë, nga rivali i përbetuar, Barcelona./Telegrafi/






