Raportohet zhdukja e një 46-vjeçari, nis operacioni i kërkim-shpëtimit në Ferizaj

Nacionale

Një person 46-vjeçar është raportuar i larguar nga shtëpia në Ferizaj, më 14 tetor 2026, rreth orës 13:00. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një deklaratë dhënë për Telegrafin, tha se pas raportimit policianë bashkëpunim me ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka ndërmarrë veprime për gjetjen […]

Madhësia e shkronjave

Një person 46-vjeçar është raportuar i larguar nga shtëpia në Ferizaj, më 14 tetor 2026, rreth orës 13:00.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një deklaratë dhënë për Telegrafin, tha se pas raportimit policianë bashkëpunim me ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka ndërmarrë veprime për gjetjen e personit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Për këtë edhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë njoftuar se janë nisur në një mision kërkim-shpëtimi në qytetin e Ferizajt.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar nga shoqata, e cila ka bërë të ditur se për çdo informacion shtesë, qytetarët do të njoftohen me kohë. /Telegrafi/

Komentet