Ngritet kallëzim penal ndaj një zyrtari policor në Kratovë, ka qëlluar me armë zjarri

Rajon

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër zyrtarit policor i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente në Kumanovë kundër M.N., për shkak të dyshimeve për kryerjen e […]

Madhësia e shkronjave

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër zyrtarit policor i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente në Kumanovë kundër M.N., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 288 të Kodit Penal.

I kallëzuari, i punësuar në Departamentin për Operacione Speciale Policore pranë MPB-së, më 01.08.2026, jashtë orarit të punës, në dy raste, para një objekti hotelierik dhe në sheshin e Kratovës, ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletën zyrtare që e kishte në përdorim.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkeljen e rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – pezullim”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Komentet