Ramush Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Hoxha: Sakrifica e tij na obligon ta ruajmë lirinë

Nacionale

<div><div><img width="562" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822082-ramush-haradinaj-merr-pjese-ne-rivarrimin-e-deshmorit-hoxha-sakrifica-e-tij-na-obligo699322e6a853a.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ramush-haradinaj-merr-pjese-ne-rivarrimin-e-deshmorit-hoxha:-sakrifica-e-tij-na-obligon-ta-ruajme-lirine" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="562" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822082-ramush-haradinaj-merr-pjese-ne-rivarrimin-e-deshmorit-hoxha-sakrifica-e-tij-na-obligo699322e6a853a.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ramush-haradinaj-merr-pjese-ne-rivarrimin-e-deshmorit-hoxha:-sakrifica-e-tij-na-obligon-ta-ruajme-lirine" loading="lazy"></p>Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në rivarrimin e dëshmorit Jeton Hoxha. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ky dëshmor nga sot do të prehet pranë bashkëluftëtarëve të idealit, në Shqiponjë të Dushkajës, trevë e shumë luftëtarëve të zotë që i dhanë kahje luftës kundër armikut. “Shqiptarët ndër shekuj luftuan për liri</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në rivarrimin e dëshmorit Jeton Hoxha. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ky dëshmor nga sot do të prehet pranë bashkëluftëtarëve të idealit, në Shqiponjë të Dushkajës, trevë e shumë luftëtarëve të zotë që i dhanë kahje luftës kundër armikut.
“Shqiptarët ndër shekuj luftuan për liri në trojet e tyre. Shumë vuajtje e shumë sakrifica kaluam si popull; shumë shqiptarë ndër breza u flijuan për liri e shtet, ëndërr e cila u kurorëzua nga lufta çlirimtare e UÇK-së. Sakrifica e Jetonit dhe e shumë dëshmorëve të tjerë na obligon që të forcojmë shtetin tonë dhe të ruajmë me nder lirinë për të cilën u derdh gjak. Përgjithmonë krenar me heronjtë tanë dhe me rrugëtimin tonë drejt lirisë!”, ka shkruar ai.