Rajoni i Leningradit goditet nga ajri për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Bota

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, rajoni rus i Leningradit është nën një sulm ajror. Së bashku me dronët, bombat thuhet se u hodhën nga aeroplanë të lehtë si A-22, transmeton Telegrafi. Objektivi kryesor ishte terminali i naftës në Ust-L...

Madhësia e shkronjave

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, rajoni rus i Leningradit është nën një sulm ajror.

Së bashku me dronët, bombat thuhet se u hodhën nga aeroplanë të lehtë si A-22, transmeton Telegrafi.

Objektivi kryesor ishte terminali i naftës në Ust-Luga – një nga qendrat kryesore të eksportit të Rusisë.

Raportet tregojnë se rezervuarët e magazinimit janë dëmtuar dhe një zjarr i madh ka shpërthyer.

Sulmet në një infrastrukturë të tillë ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhurat e naftës të Rusisë.

Gjatë sulmit të natës u godit edhe kantieri i anijeve Vyborg. Ajo po ndërtonte akullthyesin ushtarak Dzerzhinsky për shërbimin kufitar të Rusisë FSB – një anije moderne me vlerë rreth 250 milionë dollarë, e aftë për të operuar në Arktik dhe për të kryer misione patrullimi dhe luftarake.

Sipas palës ukrainase, dronët udhëtuan mbi 900 km për të arritur objektivat e tyre. /Telegrafi/