Rafineria e naftës në Volgograd ka ndalur plotësisht përpunimin e naftës së papërpunuar, pas një sulmi masiv me dronë më 2 tetor.
Rafineria, e cila është në pronësi të kompanisë ruse Lukoil, ka një kapacitet për të përpunuar rreth 14 milionë tonë naftë në vit, duke përbërë afërsisht 5 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të rafinimit të naftës në Rusi.
Sipas burimeve të Reuters, operacionet në objekt janë ndërprerë pas sulmit, i cili shkaktoi dëme në rafineri.
Ndalimi i përpunimit në një prej impianteve të rëndësishme të rafinimit në Rusi vjen në një kohë kur sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse janë intensifikuar.
Rafineria e Volgogradit është një nga objektet kryesore të Lukoil dhe luan rol të rëndësishëm në furnizimin me produkte të naftës në tregun rus.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/






