Punëtori harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806752-attachment-1024x768.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Punëtori harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1280" height="960" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806752-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Punëtori harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit" loading="lazy"></p>Në shkollën “Pandeli Sotiri” në Obiliq, sot është ndërprerë procesi mësimor pasi punëtori përgjegjës kishte harruar ta lëshonte ngrohjen. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Komunës së Obiliqit, ku thuhet se për shkak të këtij veprimi, mësimi është detyruar të ndërpritet për shkak të temperaturave të ulëta në ambientet e shkollës. “Për</div>

Madhësia e shkronjave

Në shkollën “Pandeli Sotiri” në Obiliq, sot është ndërprerë procesi mësimor pasi punëtori përgjegjës kishte harruar ta lëshonte ngrohjen.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Komunës së Obiliqit, ku thuhet se për shkak të këtij veprimi, mësimi është detyruar të ndërpritet për shkak të temperaturave të ulëta në ambientet e shkollës.
“Për këtë situatë Drejtoria e Arsimit në komunë është njoftuar me vonesë. Institucioni ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor në ditët në vijim. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.