Publikohet videoja e përleshjes fizike mes Jozit dhe Edit në Tiranë

Magazina

Është publikuar videoja që pretendohet se tregon përleshjen fizike mes Eduard Kuçit dhe Jozit Markut, ngjarje që ditët e fundit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Në pamjet e siguruara nga Telegrafi, shihet Jozi Marku, i njohur për publikun si ish-banor i Big Brother VIP Albania 4, duke u përplasur fizikisht me Eduard […]

Madhësia e shkronjave

Është publikuar videoja që pretendohet se tregon përleshjen fizike mes Eduard Kuçit dhe Jozit Markut, ngjarje që ditët e fundit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Në pamjet e siguruara nga Telegrafi, shihet Jozi Marku, i njohur për publikun si ish-banor i Big Brother VIP Albania 4, duke u përplasur fizikisht me Eduard Kuçin, influencuesin nga Juniku, i cili është bërë i njohur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3 dhe më pas në Big Brother VIP Kosova 4.

Pamjet shfaqin momentin e përleshjes mes dy personazheve, ndërsa rrethanat që i paraprinë incidentit nuk janë bërë ende të qarta.

Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms

Dyshimet për një përplasje mes tyre u shtuan edhe më shumë pasi, një ditë pas incidentit të raportuar, Edi Kuçi u fotografua në rrugët e Tiranës me një fashë në kokë.

Fotografia e tij bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe nxiti aludime se dëmtimi mund të kishte lidhje me përplasjen me Jozin.

Deri më tani, të dy personazhet nuk kanë dhënë një version të detajuar publik për atë se çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa videoja e publikuar ka rikthyer vëmendjen te incidenti që prej ditësh po komentohet në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet nëse Edi Kuçi apo Jozi Marku do të reagojnë publikisht për të sqaruar rrethanat e përleshjes. /Telegrafi/