Këngëtarja e njohur shqiptare, Ingrit Gjoni, ka zbuluar një nga shumat më të mëdha që ka marrë gjatë një koncerti, duke treguar se në një mbrëmje muzikore në Mbretërinë e Bashkuar kishte fituar 72 mijë funte (rreth 86 mijë euro) bakshish.
E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, artistja u pyet për shumën më të madhe që kishte marrë gjatë koncerteve të saj, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit.
Gjoni tregoi se bëhej fjalë për një koncert në një qytet jashtë Londrës, ku ajo kishte performuar së bashku me dy muzikantë të tjerë. Sipas saj, shuma prej 72 mijë funtesh ishte mbledhur brenda vetëm dy orësh.
Gjatë bisedës, këngëtarja shpjegoi se marrëdhënia e saj me publikun ka ndryshuar dukshëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, periudhë në të cilën hitet e realizuara me Gjeto-n e kanë afruar më shumë me fansat dhe atmosferën e koncerteve.
Ajo u shpreh mirënjohëse për dashurinë që ka marrë gjatë udhëtimeve dhe performancave në vende të ndryshme të botës, duke theksuar se publiku është ndër gjërat më të rëndësishme për të.
“Për momentin tridhjetëminutësh që dal në skenë, unë këndoj 30-35 minuta, harroj gjithë hallet, gjithë stresin, gjithë problemet”, rrëfeu ajo, duke shpjeguar se skena është vendi ku ndihet vërtet e çliruar nga shqetësimet e përditshme.
– YouTube youtu.be
E pyetur se çfarë kishte bërë me paratë e fituara, Ingrit Gjoni tregoi se investon në pasuri të paluajtshme.
Rrëfimi i saj solli në vëmendje edhe një herë rëndësinë e koncerteve në diasporë për artistët shqiptarë, ku muzika shpesh shoqërohet me pritje të ngrohtë dhe bujari nga publiku. /Telegrafi/
