Jose Mourinho ka mbrojtur vendimin e tij për menaxhimin e skuadrës së Real Madridit, pasi u pyet për lënien në stol të Arda Gulerit në fitoren 4-1 ndaj Rayo Vallecanos në La Liga.
Trajneri portugez pranoi hapur se “Los Blancos” janë një skuadër më e mirë kur talenti turk është në fushë, por shpjegoi se konkurrenca e madhe brenda ekipit e detyron të bëjë rotacion nga ndeshja në ndeshje.
“A është Real Madridi më i mirë kur Arda Guler është në fushë? Po, sigurisht”, deklaroi Mourinho.
Megjithatë, “The Special One” theksoi se vendimi për të lënë një lojtar jashtë formacionit do të sillte pikërisht të njëjtat pyetje, pavarësisht se për kë bëhet fjalë.
“Në të premtoj, 100 për qind, se nëse Arda do të kishte startuar sonte dhe Diomande do të ishte në stol, pyetja juaj e parë do të ishte: ‘Ku është Diomande? Pse nuk startoi ai?’”, u shpreh trajneri i Real Madridit.
Mourinho theksoi se prania e kaq shumë lojtarëve cilësorë në stol është një problem pozitiv për skuadrën, sidomos në një sezon me shumë ndeshje dhe objektiva.
“Ne kemi kaq shumë cilësi në stol, saqë pas çdo ndeshjeje do të më pyesni: ‘Pse nuk startoi ky lojtar? Kjo është një gjë e mirë”.
Në këtë mënyrë, Mourinho e sheh konkurrencën e fortë për një vend në formacion si një avantazh për Real Madridin, edhe pse zgjedhjet e tij pritet të sjellin vazhdimisht diskutime para çdo ndeshjeje. /Telegrafi/






