Mesfushori i Arsenalit, Bruno Guimaraes, ka provokuar tifozët e Sunderlandit pas fitores 2-0 në kuadër të javës së katërt të Ligës Premier.
Braziliani publikoi një mesazh në rrjetet sociale, duke iu drejtuar në mënyrë ironike një pjese të tifozëve të Sunderlandit.
“E dinë se kush janë. Miu i shëndoshë ju uron fundjavë të mbarë”, shkroi Guimaraes.
Mesfushori e njeh mirë rivalitetin mes Sunderlandit dhe Newcastle Unitedit, pasi ka luajtur për katër vite te klubi nga St James’ Park.
Dy skuadrat kanë një rivalitet të ashpër dhe historik, të njohur si Derbi Tyne-Wear, ndërsa përplasjet mes tifozëve të tyre janë ndër më të fortat në futbollin anglez.
Guimaraes, i cili tashmë është pjesë e Arsenalit, e shfrytëzoi këtë rivalitet për të thumbuar tifozët e Sunderlandit pas ndeshjes.
Për më tepër, braziliani shënoi edhe golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit në përballjen ndaj Sunderlandit, duke e bërë mbrëmjen edhe më të veçantë për të.
Guimaraes ka firmosur kontratë katërvjeçare me klubin londinez. sezonin e kaluar ai zhvilloi 41 ndeshje, duke shënuar nëntë gola dhe dhënë shtatë asistime. /Telegrafi/






