Pse Ardon Jashari ka mbetur në stol te Zvicra në Botëror? Yakin zbulon arsyen e fortë

Sport

Ardon Jashari po kalon në një situatë jo të lehtë në kombëtaren e Zvicrës, ku pavarësisht formës së mirë në stërvitje, minutat në fushë po mbeten të kufizuara. Mesfushori i Milanit ka luajtur vetëm disa minuta në ndeshjen e parë kundër Katarit, ndërsa në përballjet ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Kanadasë ka mbetur në stol. Përzgjedhësi i […]

Madhësia e shkronjave

Ardon Jashari po kalon në një situatë jo të lehtë në kombëtaren e Zvicrës, ku pavarësisht formës së mirë në stërvitje, minutat në fushë po mbeten të kufizuara.

Mesfushori i Milanit ka luajtur vetëm disa minuta në ndeshjen e parë kundër Katarit, ndërsa në përballjet ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Kanadasë ka mbetur në stol.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur hapur për situatën e lojtarit, duke e vlerësuar atë, por njëkohësisht duke pranuar vështirësinë për t’i gjetur hapësirë në formacion.

“Më dhemb që nuk mund ta aktivizoj Ardonin. Ai po stërvitet shumë mirë, por me Xhakën dhe Freulerin, kemi një dyshe të mirë të vendosur në mesfushë”, shpjegoi Yakin.

Megjithatë, tekniku zviceran nuk e përjashton mundësinë që Jashari të përdoret edhe në role të tjera në fushë.

“E kam konsideruar edhe aktivizimin e tij në krah. Ndoshta edhe si mbrojtës i majtë. Është shumë inteligjent, ka qëndrueshmëri të madhe dhe është i fortë në ndërhyrje”.

“Është një djalë i mirë dhe është gati kur kam nevojë për të”, ka theksuar Yakin.

Deklaratat e tij tregojnë qartë se Jashari mbetet pjesë e planeve afatgjata të Zvicrës, por konkurrenca në mesfushë, sidomos me Granit Xhakën dhe Remo Freuler, e bën të vështirë për momentin përfshirjen e tij si titullar./Telegrafi/