Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka reaguar përmes një postimi në X lidhur me valën e protestave që kanë përfshirë disa vende të Evropës.
Në reagimin e tij, Berset përmend edhe Shqipërinë, duke u ndalur te shkaqet e pakënaqësive shoqërore, por edhe te ngjarjet e dhunshme që kanë shoqëruar disa prej këtyre tubimeve.
“Nga Parisi në Milano, nga Brukseli në Tiranë, protestat në Evropë janë bërë virale. Pabarazi. Arsim. Strehim. Pa perspektiva. Një ndjenjë e të mos dëgjuarit”, shkruan ai.
From Paris to Milan, Brussels to Tirana, protests in Europe have gone viral. Inequality. Education. Housing. No perspectives. A sense of not being heard. And amid peaceful protests, there was violence. Public buildings attacked. Shops looted. People injured on all sides. It hurts first those who marched peacefully. Their message gets lost. Their anger belongs to them. It should not become anyone’s political tool. It deserves an answer. The temptation now will be to reply with security alone. That is how democratic security slides into a security democracy. Their questions are already at the heart of the New Democratic Pact for Europe.
— Alain Berset (@alain_berset) October 19, 2026
“Dhe mes protestave paqësore, pati dhunë. Ndërtesa publike u sulmuan. Dyqane u plaçkitën. Njerëz të plagosur nga të gjitha anët. Së pari, u dhemb atyre që marshuan paqësisht. Mesazhi i tyre humbet. Zemërimi i tyre u përket atyre”, shtoi Berset.
“Nuk duhet të bëhet mjet politik i askujt. Kështu rrëshqet siguria demokratike. Pyetjet e tyre janë tashmë në zemër të Paktit të Ri Demokratik për Evropën”, përfundon postimi. /Telegrafi/






