Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore

Nacionale

Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Lezhës teksa të rinjtë kanë dalë në protestë. Gjimnazistët kanë nisur të shkulin sinjalistikën rrugore dhe kangjellat e trotuareve. Ata gjithashtu kanë hedhur gurë dhe objekte të forta në drejtim të gjimnazit “Hydajet Lezha” duke thyer xhamat e shkollës. Marshimi i tyre po vijon […]

Madhësia e shkronjave

Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Lezhës teksa të rinjtë kanë dalë në protestë. Gjimnazistët kanë nisur të shkulin sinjalistikën rrugore dhe kangjellat e trotuareve.

Ata gjithashtu kanë hedhur gurë dhe objekte të forta në drejtim të gjimnazit “Hydajet Lezha” duke thyer xhamat e shkollës.

Marshimi i tyre po vijon në disa rrugë të qytetit teksa kanë bllokuar qarkullimit me koshat e mbeturinave.

Policia nga ana tjetër ndodhet në gatishmëri dhe ka krijuar një kordon pranë Sheshit “Gjergj Kastrioti” ku ndodhet edhe Bashkia e Lezhës, raporton euronews.al.

Komentet