Bajrami i kërkon Prokurorisë Speciale t’i hetojë tenderët njëburimorë: Peleti 120 euro më shtrenjtë në Podujevë se në Rahovec

Nacionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar përdorimin e tenderëve njëburimorë nga institucionet publike, duke pretenduar se kjo praktikë po shoqërohet me korrupsion. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se rreth 3 mijë kontrata njëburimore dëshmojnë, sipas saj, se kjo mënyrë e prokurimit është kthyer në praktikë qeverisëse. Ajo […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar përdorimin e tenderëve njëburimorë nga institucionet publike, duke pretenduar se kjo praktikë po shoqërohet me korrupsion.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se rreth 3 mijë kontrata njëburimore dëshmojnë, sipas saj, se kjo mënyrë e prokurimit është kthyer në praktikë qeverisëse.

Ajo ka ngritur shqetësime edhe për kontratat e negociuara për blerjen e peletit, duke e krahasuar këtë me mungesën e barnave esenciale për pacientët me kancer.

Bajrami ka përmendur rastin e Komunës së Podujevës, e cila, sipas saj, ka kontraktuar peletin përmes një tenderi të negociuar me çmim 120 euro më të lartë për ton sesa Komuna e Rahovecit, e cila e ka zhvilluar prokurimin përmes një tenderi të hapur.

Sipas deputetes së LDK-së, ky rast ilustron pasojat e mungesës së konkurrencës në procedurat e prokurimit publik.

Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë të gjitha kontratat njëburimore, arsyet e përdorimit të procedurave të negociuara, çmimet dhe përfituesit e tyre.

“Buxheti i shtetit është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Për çdo euro duhet të jepet llogari!”, ka shkruar Bajrami.

Komentet