Protesta e PD, Ministri i Brendshëm: U neutralizuan personat me molotov, Shqipëria nuk merret peng nga dhuna

Nacionale

Pas përfundimit të protestës së organizuar nga Partia Demokratike, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar duke përgëzuar Policinë e Shtetit për menaxhimin e situatës. Ai nënvizon se është treguar profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje të forcave të rendit, ndërsa dënoi ashpër aktet e dhunës. Lamallari ka cilësuar këto akte si tentativa për të rrezikuar […]

Madhësia e shkronjave

Pas përfundimit të protestës së organizuar nga Partia Demokratike, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar duke përgëzuar Policinë e Shtetit për menaxhimin e situatës.

Ai nënvizon se është treguar profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje të forcave të rendit, ndërsa dënoi ashpër aktet e dhunës. Lamallari ka cilësuar këto akte si tentativa për të rrezikuar jetën e qytetarëve dhe efektivëve.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”, shkruan ai.

Si e vlerësoni këtë lajm?