Presidentja e Meksikës, Sheinbaum: Nuk ka viktima apo dëme pas tërmetit prej 7.3 ballësh

Bota

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka bërë të ditur se deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima pas tërmetit të fuqishëm që goditi bregdetin e vendit. Sheinbaum deklaroi se në shtetet Chiapas dhe Tabasco nuk janë evidentuar dëme, ndërsa autoritetet kanë nisur inspektimet për të vlerësuar gjendjen e ndërtesave dhe infrastrukturës. “Autoritetet në […]

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka bërë të ditur se deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima pas tërmetit të fuqishëm që goditi bregdetin e vendit.

Sheinbaum deklaroi se në shtetet Chiapas dhe Tabasco nuk janë evidentuar dëme, ndërsa autoritetet kanë nisur inspektimet për të vlerësuar gjendjen e ndërtesave dhe infrastrukturës.

“Autoritetet në të tre nivelet e qeverisjes po kryejnë inspektime në territor për të vlerësuar ndikimet e mundshme strukturore dhe për të koordinuar masat parandaluese”, shkroi presidentja meksikane në platformën X.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se Marina e Meksikës ka rekomanduar që qytetarët të mos afrohen pranë plazheve për gjashtë orët e ardhshme, për shkak të rrezikut të mundshëm nga valët e cunamit pas tërmetit me magnitudë 7.3.

Autoritetet meksikane kanë theksuar se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se do të publikohen përditësime të reja në varësi të zhvillimeve.

Tërmeti goditi brigjet e shtetit Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën, duke shkaktuar alarm për cunami në zonat e afërta të Oqeanit Paqësor. Deri tani, nuk ka raportime për pasoja të rënda. /Telegrafi/