Prattipati takon Kurtin: ShBA pret angazhim konstruktiv për paqe dhe stabilitet rajonal

Nacionale

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822875-prattipati-takon-kurtin-shba-pret-angazhim-konstruktiv-per-paqe-dhe-stabilitet-rajonal.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="prattipati-takon-kurtin:-shba-pret-angazhim-konstruktiv-per-paqe-dhe-stabilitet-rajonal" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822875-prattipati-takon-kurtin-shba-pret-angazhim-konstruktiv-per-paqe-dhe-stabilitet-rajonal.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="prattipati-takon-kurtin:-shba-pret-angazhim-konstruktiv-per-paqe-dhe-stabilitet-rajonal" loading="lazy"></p>Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrë të Ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Ambasada amerikane në Prishtinë ka dhënë detaje rreth takimit mes tyre. Në njoftim thuhet se ShBA-ja pret angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta me Kosovën për</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrë të Ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka dhënë detaje rreth takimit mes tyre.
Në njoftim thuhet se ShBA-ja pret angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta me Kosovën për paqe dhe stabilitet në rajon.
“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua sot me Kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re. Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës ka potencial të madh, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim me padurim angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet rajonal”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.