Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Nacionale

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtim. Mjekët bëjnë me dije se ai ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për […]

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës.

Sipas burimeve policore, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtim. Mjekët bëjnë me dije se ai ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se autori i plagosjes është daja i 25-vjeçarit, ndërsa rrethanat dhe motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e saj, si dhe për sqarimin e rolit të personave të përfshirë. /Euronews.al/