Përzgjedhësi i Irlandës pak para ndeshjes: Kosova kundërshtar i fortë prandaj jemi më defansiv

Sport

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka shpjeguar zgjedhjet e tij për formacionin para fillimit të ndeshjes ndaj Kosovës. Ai tregoi se ka respekt të madh për Kosovën prandaj edhe kanë zgjedhur një formacion më defansiv. “Kosova është ngjitur shumë shpejt në renditjen e FIFA-s dhe është një kundërshtar i vështirë për t’u përballur në shtëpi”. […]

Madhësia e shkronjave

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka shpjeguar zgjedhjet e tij për formacionin para fillimit të ndeshjes ndaj Kosovës.

Ai tregoi se ka respekt të madh për Kosovën prandaj edhe kanë zgjedhur një formacion më defansiv.

“Kosova është ngjitur shumë shpejt në renditjen e FIFA-s dhe është një kundërshtar i vështirë për t’u përballur në shtëpi”.

“Këtë mund ta shihni edhe në formacionin tonë. Duam të hyjmë me kujdes në këtë ndeshje dhe t’u tregojmë atyre respektin që e meritojnë”, deklaroi ai për “RTE”.

Përndryshe, edhe Kosova befasoi me 11-shen zyrtare ku Foda e vendosi titullar dyshen Baton Zabërgja dhe Edon Zhegrova, për të bërë një rreshtim më ndryshe, pra 3-4-3 ose 4-5-1 që ndryshon gjatë lojës.

Ndërkohë, përballja do të nisë nga ora 20:45./Telegrafi/