Arsenali merr lajmin e madh se kur do të rikthehet William Saliba

Sport

William Saliba mund të rikthehet në ndeshjet zyrtare në dhjetor, nëse rikuperimi i tij nga fraktura në shpinë vazhdon pa komplikime, raporton Fabrice Hawkins. Mbrojtësi i Arsenalit aktualisht po intensifikon programin e rehabilitimit, teksa po punon për t’u rikthyer në gjendje të plotë fizike. Saliba ka qenë jashtë fushave që prej kthimit nga Botërori me […]

Madhësia e shkronjave

William Saliba mund të rikthehet në ndeshjet zyrtare në dhjetor, nëse rikuperimi i tij nga fraktura në shpinë vazhdon pa komplikime, raporton Fabrice Hawkins.

Mbrojtësi i Arsenalit aktualisht po intensifikon programin e rehabilitimit, teksa po punon për t’u rikthyer në gjendje të plotë fizike.

Saliba ka qenë jashtë fushave që prej kthimit nga Botërori me Kombëtaren e Francës, pasi pësoi lëndim në shpinë.

Arsenali kishte konfirmuar se mbrojtësi nuk do t’i nënshtrohej operimit, por ai përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi.

Megjithatë, ekziston shpresa që Saliba të jetë në dispozicion për ndeshje zyrtare para përfundimit të vitit, me dhjetorin që shihet si afati i mundshëm për rikthimin e tij.

Arsenali për ta zëvendësuar Saliban e morën Ezri Konsan nga Aston Villa, i cili ka bindur me paraqitje dhe mbetet për t’u parë se si do të rreshtohet skuadra e Mikel Artetas pas rikthimit të francezit./Telegrafi/