Përkujtohet 25-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Vehbi Rexhepi

Vendore

Në Konçul është shënuar 25-vjetori i rënies heroike të dëshmorit të UÇPMB, Vehbi Rexhepi, me homazhe dhe aktivitete përkujtimore të organizuara nga OVL-UÇPMB.Në përkujtim morën pjesë familjarë të dëshmorit, ish-luftëtarë të UÇPMB-së, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë e politikë nga Lugina e Preshevës.Me këtë rast, Shqiprim Musliu ka theksuar se kujtimi për dëshmorët mbetet i përjetshëm […]

Madhësia e shkronjave

Në Konçul është shënuar 25-vjetori i rënies heroike të dëshmorit të UÇPMB, Vehbi Rexhepi, me homazhe dhe aktivitete përkujtimore të organizuara nga OVL-UÇPMB.
Në përkujtim morën pjesë familjarë të dëshmorit, ish-luftëtarë të UÇPMB-së, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë e politikë nga Lugina e Preshevës.
Me këtë rast, Shqiprim Musliu ka theksuar se kujtimi për dëshmorët mbetet i përjetshëm dhe se sakrifica e tyre vazhdon të jetë udhërrëfyes për brezat e rinj.


“Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit të UÇPMB-së, Vebi Rexhepi, u përkulëm me respekt e krenari para sakrificës së tij sublime, duke kujtuar me nderim veprën, idealin dhe amanetin e tij për liri, dinjitet dhe çështje kombëtare”, ka shkruar Musliu.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanoc, Driton Rexhepi, ka përkujtuar dëshmorin Vehbi Rexhepi duke theksuar sakrificën e tij për liri.
“25 vite nga rënia heroike e dëshmorit Vehbi Rexhepi nga Konçuli. Lavdi gjithë dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë”, ka shkruar Rexhepi.
Gjatë aktivitetit përkujtimor janë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit dhe pranë lapidarit të Jonuz Musliu, ku u nderua sakrifica e dëshmorëve të rënë për lirinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. /BujanociNet/