Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”.
Sipas njoftimit, “Kursi Bazë për Snajper” është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike-operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, përmes trajnimit për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibra të ndryshëm.

Ndërkaq, “Kursi i Liderit Luftarak” është mbajtur nga Shkolla e nënoficerëve, ku pjesëmarrësit kanë kaluar trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren.
Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët – thuhet në njoftim – kanë demonstruar disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi./Telegrafi/





