Raphinha ka shpalosur ambiciet e tij për vitet e ardhshme te Barcelona, duke vënë në plan të parë suksesin e skuadrës dhe fitimin e çdo trofeu të mundshëm deri në vitin 2030.
Sulmuesi brazilian, i cili së fundmi zyrtarizoi vazhdimin e kontratës me katalunasit deri më 30 qershor 2030, ka folur për synimet që e motivojnë çdo ditë, duke theksuar se objektivi kryesor është fitimi i trofeve me fanellën e Barcelonës.
Në mesin e objektivave të tij të veçantë është edhe triumfi në Ligën e Kampionëve, një trofe që Barcelona synon ta rikthejë në vitrinën e saj.
“Të gjithë futbollistët dëshirojnë të njihen përmes trofeve. Synimi im është t’i fitoj të gjithë titujt e mundshëm. Për momentin kam shifra pozitive dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë”.
“Ekziston një trofe, si Liga e Kampionëve, të cilin kemi për synim ta fitojmë. Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta arritur këtë. Dua t’i fitoj të gjithë trofetë e mundshëm deri në vitin 2030”, deklaroi Raphinha.
Braziliani foli edhe për dëshirën për të lënë gjurmë në historinë e klubit katalunas, aty ku kanë shkëlqyer shumë legjenda nga vendi i tij.
Megjithatë, ai theksoi se nuk dëshiron të bëjë krahasime, por të fitojë vetë respektin dhe dashurinë e tifozëve të Barcelonës.
Barcelona zyrtarizon rinovimin e kontratës me Raphinhan
“Unë nuk i pëlqej krahasimet. Ata kanë bërë histori në klub dhe e kanë dashurinë e tifozëve të Barcelonës. Unë jap maksimumin për të fituar një vend në zemrat e tifozëve. Kur mbërrita, gjatë dy viteve të para, nuk e imagjinoja se do të arrija deri këtu. Shumë njerëz më kritikuan ashpër, por unë e dija se deri ku mund të arrija dhe çfarë mund t’i jepja skuadrës në fushë. Gjithmonë kam besuar shumë në punën time”, përfundoi braziliani.
Me kontratën e re deri në vitin 2030, Raphinha synon të vazhdojë të jetë një nga figurat kryesore të Barcelonës dhe të ndihmojë klubin të rikthehet në majat e futbollit evropian. /Telegrafi/