Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, nga 12 deri më 16 janar 2026, duke paralajmëruar depërtim të masave të ftohta ajrore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin e vendit.
Sipas IHMK-së, pas reshjeve rekorde që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën ditët e fundit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve, por java do të karakterizohet me mot të ftohtë.
Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditore gjatë mesditës do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare.
Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica, ndërsa vende-vende pritet të ketë edhe mjegull, çka mund të vështirësojë qarkullimin rrugor.
Nga IHMK këshillohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, veçanërisht gjatë orëve të hershme të mëngjesit. /Telegrafi/
Pas reshjeve, i ftohti përfshin Kosovën – temperaturat do të bien deri në -12°C gjatë javës
<div><div><img width="612" height="405" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812903-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Pas reshjeve, i ftohti përfshin Kosovën – temperaturat do të bien deri në -12°C gjatë javës" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="612" height="405" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812903-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Pas reshjeve, i ftohti përfshin Kosovën – temperaturat do të bien deri në -12°C gjatë javës"></p>Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, nga 12 deri më 16 janar 2026, duke paralajmëruar depërtim të masave të ftohta ajrore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin e vendit. Sipas IHMK-së, pas reshjeve rekorde që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën ditët e fundit</div>






