Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, ka treguar në një intervistë për podcast-in “Call Her Daddy” një ngjarje të frikshme nga viti 2018, kur një mik i saj për pak sa nuk humbi jetën nga droga që i kishte dhënë.
Jackson tregoi se iu desh të ndërhynte dhe të kujdesej për mikun e saj derisa mbërriti ambulanca.
Ajo e përshkroi situatën si tepër traumatike, duke thënë se edhe kur një person di se çfarë duhet të bëjë në raste emergjente, frika dhe adrenalina mund ta bëjnë trurin të “ngrijë”.

Sipas saj, mjekët i thanë se nëse ndihma do të kishte mbërritur pak më vonë, miku i saj mund të kishte vdekur ose të kishte pësuar vdekje të trurit.
Jackson pranoi gjithashtu se kjo ngjarje nuk e bëri menjëherë të hiqte dorë nga varësia.
Ajo tha se iu deshën edhe rreth një vit e gjysmë për të arritur të qëndronte plotësisht e pastër.
E njëjta kishte qenë e varur nga heroina dhe alkooli dhe shpjegoi se edhe një konsum i vogël i marihuanës apo alkoolit mund ta kthente përsëri te heroina.
– YouTube www.youtube.com
Në fillim të këtij viti, Paris shënoi gjashtë vjet pa konsumuar substanca, duke e cilësuar këtë si një nga arritjet më të rëndësishme në jetën e saj. /Telegrafi/





