Paraqitje fantastike, Amir Rrahmani në formacionin e sezonit në Serie A

Sport

Ka përfunduar sezoni 2025/26 në elitën e futbollit italian Serie A, ku tanimë janë vendosur të gjitha. Interi është kampion i Italisë, derisa në Ligën e Kampionëve do të luajnë Napoli, Roma dhe Como. Në Ligën e Evropës kanë mbetur dy gjigantët italianë Milan dhe Juventus, derisa Atalanta do të luaj në Ligën e Konferencës. […]

Madhësia e shkronjave

Ka përfunduar sezoni 2025/26 në elitën e futbollit italian Serie A, ku tanimë janë vendosur të gjitha.

Interi është kampion i Italisë, derisa në Ligën e Kampionëve do të luajnë Napoli, Roma dhe Como.

Në Ligën e Evropës kanë mbetur dy gjigantët italianë Milan dhe Juventus, derisa Atalanta do të luaj në Ligën e Konferencës.

SofaScore tanimë ka publikuar edhe formacionin më të mirë të sezonit në Serie A, ku nuk kishte se si të mungonte qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës ka shkëlqyer me Napolin, derisa ka marrë notë 7,23 për këtë sezon.

Në portë është Carnesecchi i Atalantës, derisa në mbrojtje përveç Rrahmanit janë edhe Saelemaekers i Milanit si dhe dyshja italaiane e Interit, Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco.

Mesfusha përbëhet nga Luka Modric, Manuel Locatelli dhe Nicolo Fagioli, ndërsa në sulm përkrah Lautaro Martinez janë dy super talenta si Kenan Yildiz dhe Nico Paz. /Telegrafi/