Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të enjten në qendër të Podujevës. Përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes, është zbardhur dinamika se si nisi dhe si përfundoi i gjithë konflikti në mes të implikuarve.
Sipas këtyre pamjeve, fillimisht personat e përfshirë në rast shihen duke u fjalosur mes vete në bulevard dhe pas një debati verbal, situata ka esaluar me nxjerrjen e armëve të zjarrit dhe shkëmbimin e krismave.

Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur dy vëllezër me inicialet F.Z. dhe F.Z., si dhe daja i tyre, shtetasi me inicialet A.Xh. Përveç personave të përfshirë drejtpërdrejt në përleshje, nga të shtënat ka pësuar edhe një kalimtar rasti, i cili u gjend në vendin dhe kohën e gabuar.Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Pamjet e publikuara nga Betimi për Drejtësi:





