Ballina AKTUALE Pacientja nga rrethina e Bujanocit i mbijeton një sërë ndërhyrjesh të ndërlikuara...

Pacientja nga rrethina e Bujanocit i mbijeton një sërë ndërhyrjesh të ndërlikuara në UKC Nish

1272
Foto e Dr Dragan Milić, me pacienten e nga komuna e Bujanocit, per shkak te korrektesis gazetareske, perpos personav publik pacientes dhe familjareve ju mbulohet ftyra per privatesin
Foto e Dr Dragan Milić, me pacienten e nga komuna e Bujanocit, per shkak te korrektesis gazetareske, perpos personav publik pacientes dhe familjareve ju mbulohet ftyra per privatesin

Nish – Në Qendrën Klinike Universitare të Nishit është trajtuar me sukses një paciente 25-vjeçare nga rrethina e Bujanocit, e cila është paraqitur në gjendje kritike me insuficiencë të rëndë kardiake dhe shenja të qarta të sepses së avancuar. Pacientja ishte pranuar në këtë institucion më 6 tetor 2025, pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar pavarësisht vlerësimeve të mëparshme në institucione të tjera vendase dhe të huaja.

Sipas të dhënave të publikuara nga ekipi mjekësor i UKC Nish, ekzaminimet emergjente kanë zbuluar:

  • defekt të septumit interventrikular (ventrikular septal defect),
  • endokardit infektiv të valvulës aortale,
  • insuficiencë aortale të gradës 4+ (niveli maksimal i rëndesës),
  • absces të shpretkës si pasojë e përhapjes hematogjene të infeksionit.

Kombinimi i këtyre patologjive paraqiste një rrezik të lartë për jetën, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme multidisiplinare.

Në kuadër të trajtimit, pacientja iu nënshtrua dy operacioneve kardiokirurgjikale me kompleksitet të lartë:

  1. Rekonstruksion i defektit të septumit kardiak
  2. Zëvendësim i valvulës aortale me protezë mekanike

Pas stabilizimit të parametrave kardiovaskularë, është kryer edhe një ndërhyrje e tretë kirurgjikale abdominale, gjatë së cilës është hequr shpretka e prekur nga abscesi si dhe një shpretkë aksesorë e cila ishte e integruar në pankreas.

Sipas mjekëve, sekuenca e operacioneve është konsideruar ndër ndërhyrjet më të ndërlikuara të realizuara në këtë klinikë gjatë viteve të fundit.

Pas një periudhe dy mujore trajtimi intensiv dhe gjysmë-intensiv, gjendja e pacientes është stabilizuar në mënyrë të qëndrueshme. Ajo pritet të lirohet nga spitali në ditët në vazhdim dhe të vazhdojë rehabilitimin në kushte shtëpie, nën mbikëqyrje të specializuar mjekësore.

Drejtuesi i ekipit kirurgjikal, në një deklaratë publike, ka vlerësuar nivelin e përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit të klinikës, duke theksuar:

“Edhe pas 15 viteve pune me të njëjtin ekip, mbetet i pandryshuar niveli i profesionalizmit, përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të vepruar edhe në rastet që paraqiten pa perspektivë të qartë klinike. Ky rast konfirmon kapacitetin e klinikës për të menaxhuar patologjitë më të rënda kardiokirurgjikale dhe infektive.”

Mjeku ne profilin e tij ne facebook ka deklaruar Dr Dragan Milić:

“Një nga ato histori që e bëjnë mjekësinë, e veçanërisht kirurgjinë, të jetë e veçantë…

Para plot 2 muajsh, më 6.10.2025, në UKC Nish u pranua një paciente 25-vjeçare nga rrethina e Bujanocit në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me insuficiencë të rëndë të zemrës, pasi ishte vlerësuar më herët në disa institucione të tjera shëndetësore brenda dhe jashtë vendit…

Diagnostika urgjente tregoi se ajo kishte një defekt të zemrës me një hapje në septumin e dhomave të zemrës (defekt ventrikular septal) dhe endokardit infektiv të valvulës aortale me insuficiencë të rëndë të gradës maksimale 4+. Përveç kësaj, skaneri tregoi se infeksioni nga valvula aortale, përmes gjakut, kishte arritur deri në bark, në shpretkë, ku kishte krijuar një absces, për shkak të të cilit gjendja e pacientes ishte ajo e një sepse të rëndë…

U kryen dy ndërhyrje jashtëzakonisht delikate: trajtimi i defektit në septumin e dhomave të zemrës dhe zëvendësimi i valvulës aortale me një valvul mekanike. Pas kësaj u hoq shpretka me abscesin, por edhe një shpretkë aksesorë që pacientja e kishte dhe e cila kishte hyrë në pankreas…

Pas plot 2 muajsh luftë të ashpër, Herolinda Kastrioti kaloi nga kujdesi intensiv në kujdesin gjysmë-intensiv dhe për disa ditë do të shkojë në shtëpi ku e pret familja dhe vajza e saj e vogël…

Jam krenar për klinikën tonë dhe për personelin që, për kush e di të satën herë, më bën krenar që jam kapiteni i tyre… Edhe pas 15 vitesh pune me këta njerëz, mbetem i mahnitur nga niveli i profesionalizmit, përkushtimit dhe vendosmërisë së tyre që të mos dorëzohen kurrë para situatave dhe gjendjeve që duken të pashpresa për pacientin.”