OVL-UÇPMB në Bujanoc ka njoftuar se më 22 maj 2026 do të shënohet 25-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Vehbi Rexhepi.
Sipas agjendës së publikuar, homazhet pranë varrit të dëshmorit në Konçul do të mbahen në ora 17:15, ndërsa tubimi përkujtimor do të organizohet pranë lapidarit të Jonuz Musliu në qendër të fshatit, duke filluar nga ora 17:30.
Nga OVL-UÇPMB është bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në këtë organizim përkujtimor në nderim të jetës dhe sakrificës së dëshmorit Vehbi Rexhepi.
“Lavdi gjithë dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇPMB-së. /BujanociNet/
OVL-UÇPMB njofton për shënimin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorit Vehbi Rexhepi
OVL-UÇPMB në Bujanoc ka njoftuar se më 22 maj 2026 do të shënohet 25-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Vehbi Rexhepi.Sipas agjendës së publikuar, homazhet pranë varrit të dëshmorit në Konçul do të mbahen në ora 17:15, ndërsa tubimi përkujtimor do të organizohet pranë lapidarit të Jonuz Musliu në qendër të fshatit, duke filluar nga […]





