OVL-UÇK bën thirrje për vazhdimin e protestës: Nesër të gjithëve të na gjejë mëngjesi në sheshin e Prishtinës

Nacionale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar sërish pas përplasjes ndërmjet Policisë së Kosovës dhe protestuesve gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit. Përmes një reagimi, OVL-UÇK ka bërë thirrje për vazhdimin e protestës, duke ftuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët që t’i bashkohen tubimit në Prishtinë. Kërkesa […]

Madhësia e shkronjave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar sërish pas përplasjes ndërmjet Policisë së Kosovës dhe protestuesve gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit.

Përmes një reagimi, OVL-UÇK ka bërë thirrje për vazhdimin e protestës, duke ftuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët që t’i bashkohen tubimit në Prishtinë.

Kërkesa e protestuesve lidhet me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës.

“Popull i dashur. Kategori të dala nga lufta e UÇK-së. Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës. Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Thirrja vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të shënuara gjatë protestës së sotme, ku Policia e Kosovës përdori edhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.