Osmani shpërndau Kuvendin, Murati: Vendim anti-kushtetues që bllokoi procese jetike, pse ky nxitim?

Nacionale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se sipas Kushtetutës kishte ende kohë që deputetët të vazhdonin punën dhe të miratonin një sërë vendimesh të rëndësishme për vendin. Murati theksoi se brenda afatit prej 60 ditësh që parasheh Neni 82 i Kushtetutës, në Kuvend do të mund të […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se sipas Kushtetutës kishte ende kohë që deputetët të vazhdonin punën dhe të miratonin një sërë vendimesh të rëndësishme për vendin.

Murati theksoi se brenda afatit prej 60 ditësh që parasheh Neni 82 i Kushtetutës, në Kuvend do të mund të votoheshin marrëveshje ndërkombëtare, ligje të rëndësishme dhe reforma të tjera.

Sipas tij, vetëm në seancën e së premtes që lamë pas ishin planifikuar të votoheshin marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej rreth 121 milionë eurosh.

Presidenca reagon sërish: Pretendimet për “puç” janë shpifje, Osmani nuk është pjesë e komploteve politike