Osmani nuk e ka nënshkruar dekretin për zgjedhjet e reja, pret vendimin e Kushtetueses

Nacionale

Presidenca e Kosovës po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, para se të nënshkruaj dekretin për zgjedhjet e reja. Kështu ka bërë të ditur, Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Vjosa Osmani. “Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i […]

Madhësia e shkronjave

Presidenca e Kosovës po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, para se të nënshkruaj dekretin për zgjedhjet e reja.

Kështu ka bërë të ditur, Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Vjosa Osmani.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha Kupina.

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarje të Kuvendit