Osmani: Epopeja e marsit është akt themelues i Republikës sonë, familja Jashari simboli më emblematik i kombit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/Oani-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1079" height="607" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/Oani.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalë rasti në seancën solemne të Kuvendit për shënimin e Epopesë së UÇK-së, duke thënë mes tjerash se historia e vendit mori drejtim të ri me 5,6,7 mars në Prekaz. Osmani ka thënë edhe se, Adem Jashari me familjen e tij zgjodhi sakrificën para përkuljes, dhe lirinë para […]</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalë rasti në seancën solemne të Kuvendit për shënimin e Epopesë së UÇK-së, duke thënë mes tjerash se historia e vendit mori drejtim të ri me 5,6,7 mars në Prekaz.
Osmani ka thënë edhe se, Adem Jashari me familjen e tij zgjodhi sakrificën para përkuljes, dhe lirinë para frikës.
‘’Me 5,6,7 mars në zemër të Prekazit historia mori drejtim të ri. Këtu qëndresa, sakrifica, heroizmi dhe e ardhmja jonë në një vend. Adem Jashari, bashkë me gjithë familjen e tij, duke zgjedhur sakrificën përpara përkuljes, ata zgjodhën lirinë, para frikës, nderin para jetës. Familja Jashari u bë kala, e kullat e tyre u bënë flamur i përhershëm i lirisë sonë. 58 shpirtra u bënë dritë për një popull. Në ato ditë krisma e armëve ishte thirrje për liri, ky ishte kushtrimi që zgjoi Drenicën, Kosovën, mbarë kombin dhe ndërgjegjen e botës. Epopeja e marsit nuk është vetëm kujtesë emocionale, është akt themelues i Republikës sonë.
Lufta e UÇK-së, e Jasharajve nuk ishte betejë e vetëm një populli, ajo u pasqyrua dhe u mbështet nga miqtë tanë anë e mbanë globit. Zoti e bekoftë familje Jashari, simbolin më emblematik të shtetit dhe kombit tonë”, ka thënë ajo mes tjerash.

Si e vlerësoni këtë lajm?